Limaj: Përjetë mirënjohës KFOR-it
11 qershor 2019
| 14:23
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se sot pati kënaqësi të merr pjesë në shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë të organizuar nga komandanti i KFOR-it Lorenzo D’Addario.
“Përjetë mirënjohës KFOR-it për sigurinë e ofruar për të gjithë qytetarët e Kosovës. Falënderime e mirënjohje për miqtë tanë, Aleancën më të fuqishme ushtarake në botë, NATO, e cila ndali gjenocidin dhe spastrimin etnik në Kosovë”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/