Limaj përkrah bashkëluftëtarit, Kadri Veseli, pas thirrjes nga Specialja
07 nëntor 2019
| 22:04
“Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale për bashkëluftëtarin tonë, z. Kadri Veseli, është e padrejtë nga një gjykatë e padrejtë, ashtu sikur që janë të padrejta ftesat për drejtues dhe luftëtarë tjerë të UÇK-së”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Ai ka thënë se drejtuesit e UÇK-së, ashtu siç kanë ditur disa herë ta mbrojnë pastërtinë dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe këtë radhë Kadri Veseli do di ta mbrojë luftën e drejtë të UÇK-së.
“Alternativa e vetme është përballja me fakte kundër shpifjeve të armiqve të Kosovës. Jam i bindur se Kosova do ta kalojë me sukses edhe këtë sfidë dhe se drejtësia do të ngadhënjejë përballë shpifjeve”, ka shkruar Limaj.