Limaj përkujton 15 maturantët e Malishevës në 14-vjetorin e vdekjes së tyre
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar 15 maturantët e Malishevës të cilët kishin humbur jetën tragjikisht, derisa po ktheheshin nga një ekskursion në Shqipëri.
“Në 14-vjetorin e vdekjes tragjike, kujtojmë 15 maturantët e Komunës së Malishevës, të cilët u aksidentuan derisa po ktheheshin nga një ekskursion në Shqipëri. Vdekja e tyre ishte humbje e madhe jo vetëm për familjet e tyre por edhe për gjithë shqiptarët.
Lajmi për vdekjen e tyre e pati tronditur gjithë opinionin në përgjithësi, e familjarët e tyre në veçanti. Ata do të mbesin përgjithmonë në kujtesën tonë”, ka thënë Limaj.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/NISMAsocialdemokrate/photos/a.732618216762991/2219214808103317/?type=3&theater