Limaj përkujton bashkëluftëtarin e tij, heroin e kombit Ibrahim Mazrekun
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar bashkëluftëtarin e tij, heroin e kombit, Ibrahim Mazreku, në 20-vjetorin e rënies.
Limaj ka thënë se Ibrahim Mazreku ishte nga të parët që iu përgjigj zërit të atdheut.
Zëvendëskryeministra i Kosovës i shoqëruar me bashkëpunëtore dhe familjare të Ibrahimit kanë bërë homazhe pranë bustit të tij në Malishevë.
“Rënia heroike e dëshmorit të Kombit, Ibrahim Mazreku, ishte humbje e madhe për të gjithë ne, por po kaq e madhe ishte vendosmëria për ta vazhduar luftën deri në fitore”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.
Postimi i plotë i Limajt:
Sot kujtoj me pietet të lartë, bashkëluftëtarin tim, heroin e Kombit, Ibrahim Mazreku-Tornado.
Ibrahim Mazreku ishte nga të parët që iu përgjigj zërit të atdheut. I edukuar në frymën e atdhedashurisë, e gjithë familja Mazreku ishte vënë në shërbim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në 20-vjetorin e rënies bashkë me bashkëpunëtorë dhe familjarë të Ibrahimit bëmë homazhe pranë bustit të tij në Malishevë.
Rënia heroike e dëshmorit të Kombit, Ibrahim Mazreku, ishte humbje e madhe për të gjithë ne, por po kaq e madhe ishte vendosmëria për ta vazhduar luftën deri në fitore.
Lavdi jetës dhe veprës së Tornados!
Lavdi dëshmorëve të Kombit!
FL