Limaj përkujton bashkëluftëtarin e tij, Ramiz Shala

12 prill 2021 | 12:45

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka përkujtuar bashkëluftëtarin e tij, Ramiz Shala.

“Sot bëhen 22 vite nga rënia heroike bashkëluftëtarit tim, Ramiz Shala. Ai ra heroikisht në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë në mbrojtje të atdheut.”.

“Rënia heroike e Ramizit ishte humbje e madhe për Brigadën 121, por edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi për Ramizin. Lavdi dëshmoreve të Kombit”, ka shkruar Limaj në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hurma Arabe e freskët e ardhur posaçërisht për muajin e…