Limaj përkujton dëshmorët e betejës së Maznikut

16 prill 2021 | 14:41

Me rastin e 22-vjetorit të rënies heroike të Shkëlzen Haradinaj, Fatmir e Luan Nimanaj dhe Hasim Halilaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se këta dëshmorë u bënë mburojë me trupat e tyre në mbrojtje të civilëve të strehuar në atë zonë.

“Sot u bën 22 vjet, ku në betejën e Maznikut, ranë heroikisht dëshmorët e kombit; Shkëlzen Haradinaj, Luan Nimanaj, Fatmir Nimanaj dhe Hasim Halilaj. Shkëlzeni, Fatmiri, Hasimi dhe Luani, 22 vite më parë, u bënë mburojë me trupat e tyre në mbrojtje të civilëve të strehuar në atë zonë. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit”, ka thënë Limaj në mesazhin e tij në përkujtim të këtyre dëshmorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka folur pas “tymnajës” së…