Limaj përkujton dëshmorët e kombit, thotë se ata janë meritorët e lirisë
Zëvendëskryeministri, njëherësh lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar dëshmorët e kombit duke thënë se ata janë meritorët më të mëdhenj për lirinë të cilën e gëzojmë sot.
Ai ka theksuar se qytetarët e Kosovës do të jenë përherë mirënjohjes dhe do të përkulen përballë heroizmit e sakrificës së tyre.
“Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit, kujtojmë me respekt e krenari Dëshmorët e Kombit të cilët janë meritorët më të mëdhenj për lirinë të cilën e gëzojmë sot. Në këtë ditë kujtojmë dëshmorët jo vetëm të këtij brezi, por edhe të brezave të mëhershëm të cilët sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e atdheut. Qytetarët e Kosovës do t’u jenë përherë mirënjohjes dhe do të përkulen përballë heroizmit e sakrificës së tyre. Lavdi e përjetshme për të gjithë Dëshmorët e Kombit”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/