Limaj përkujton dëshmorët e kombit Ymer Alushani dhe Ali Zogaj

26 korrik 2023 | 14:03

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i ka përkujtuar dëshmorët e kombit, Ymer Alushani dhe Ali Zogaj në 25 vjetorin e rënies heroike.

Limaj ka thënë se Alushani dhe Zogaj me dhjetëra bashkëluftëtarë tjerë u bënë digë e fuqishme për ta bllokuar Grykën e Llapushnikut për muaj të tërë, dhe në këtë mënyrë i prishen shumë plane Serbisë.

“Sot u bën 25 vjet nga rënia heroike e dëshmorëve të kombit, Ymer Alushani – Komandant Voglushi dhe Ali Zogaj. 25 vite më parë, heroi i kombit, Ymer Alushani ishte i pari që atë ditë vendosi trupin e tij bashkë me dëshmorin Ali Zogaj dhe dhjetëra bashkëluftëtarë tjerë duke u bërë digë e fuqishme për ta bllokuar Grykën e Llapushnikut për muaj të tërë, dhe me mbylljen e Grykës ju prishen planet Serbisë për ta izoluar këtë pjesë të Kosovës. Rënia heroike e Ymer Alushanit, Ali Zogajt dhe disa bashkëluftëtarëve tjerë ishte goditje dhe humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por po kaq e madhe ishte vendosmëria për ta vazhduar luftën çlirimtare deri në fitore. Lavdi jetës dhe veprës të Ymer Alushanit, Ali Zogajt dhe të gjithë atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
26 korriku në Kosovë njihet si Ditë Memoriale e Policëve…