Limaj përkujton dëshmorët e rënë në betejën e Maznikut në krye me Shkëlzen Haradinajn
16 prill 2020
| 13:29
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatimr Limaj, ka përkujtuar dëshmorët e rënë në betejën e Maznikut në krye me Shkëlzen Haradinajn.
Limaj ka thënë se 21 vite me parë Shkëlzeni, Fatmiri, Hasimi dhe Luani u bënë mburojë me trupat e tyre në mbrojtje të civilëve të strehuar në atë zonë.
“Sot kujtojmë me pietet dëshmorët e rënë në betejën e Maznikut; Shkëlzen Haradinaj, Luan e Fatmir Nimanaj dhe Hasim Halilaj. 21 vite më parë, Shkëlzeni, Fatmiri, Hasimi dhe Luani u bënë mburojë me trupat e tyre në mbrojtje të civilëve të strehuar në atë zonë. Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.