Limaj përkujton dëshmorët Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër, Fatmir Limaj, ka kujtuar 20-vjetorin e rënies së Hyzri Tallës, Afrim Maliqit dhe Ilir Durmishit.
Limaj ka thënë se rënia e tyre ishte humbje e madhe për UCK-në.
“Heroin Hyzri Talla me bashkëluftëtarë do t’i kujtojmë përherë për trimërinë dhe guximin e tyre deri në sakrificë”, ka shkruar Limaj në rrjetet sociale.
Postimi i plotë i Limajt:
Sot, në 20-vjetorin e rënies, kujtojmë me krenari jetën dhe veprën e luftëtarëve të Lirisë, Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi.
Rënia e tyre ishte humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Heroin Hyzri Talla me bashkëluftëtarë do t’i kujtojmë përherë për trimërinë dhe guximin e tyre deri në sakrificë.
Rënia e tyre u kthye në burim frymëzimi për ta vazhduar luftën tonë të drejtë.
Lavdi e përjetshme për të gjithë dëshmorët dhe martirët e Kombit! FL