Limaj përkujton dëshmorin Ymer Alushani

26 korrik 2021 | 17:41

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar dëshmorin e kombit, Ymer Alushani – komandant “Voglushi”.

Në 23-vjetorin e rënies heroike të Alushanit, Limaj ka shkruar se rënia e komandat Voglushit ishte goditje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i plotë i Limajt:

Sot u bën 23 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Ymer Alushani – Komandant Voglushi.

23 vite më parë, heroi i kombit, Ymer Alushani ishte i pari që atë ditë vendosi trupin e tij bashkë me dhjetëra bashkëluftëtarë tjerë duke u bërë digë e fuqishme për ta bllokuar Grykën e Llapushnikut për muaj të tërë, dhe me mbylljen e Grykës ju prishen planet Serbisë për ta izoluar këtë pjesë të Kosovës.

Rënia heroike e Ymer Alushanit dhe disa bashkëluftëtarëve të tij ishte goditje dhe humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por po kaq e madhe ishte vendosmëria për ta vazhduar luftën çlirimtare deri në fitore.

Lavdi jetës dhe veprës të Ymer Alushanit dhe të gjithë atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Samuel Eto’o cilësohet një ndër sulmuesit më të mirë në…