
Limaj përkujton heroin e kombit Ilaz Kodra
30 prill 2019
| 15:09
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka kujtuar në 20-vjetorin e rënies heroike, ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Ilaz Kodra.
Limaj ka thënë për Kodrën se ishte një nga luftëtaret e orëve të para për lirinë e Kosovës dhe një nga komandantët më të shquar të UÇK-së.
Kryetari i Nismës ka thënë se në këtë 20-vjetor, në Kosovën e lirë, është kthyer në përjetësi në shtatore heroi, Ilaz Kodra.
“Në këtë 20-vjetor, në Kosovën e lirë, është kthyer në përjetësi në shtatore heroi i kombit, Ilaz Kodra. Heronjtë si Ilaz Kodra dhe dëshmorët e tjerë të UÇK-së janë themeli i lirisë së Kosovës”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”.