Limaj përkujton komandant Bardhin
14 maj 2019
| 12:06
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka përkujtuar komandantin e Brigadës 162 “Agim Bajrami”, Qamil Ilazi – komandant Bardhi.
Limaj ka thënë se komandant Bardhi është shembulli më i mirë se si i dilet zot atdheut.
“Dy dekada më parë ra në fushën e nderit, komandanti i Brigadës 162 ‘Agim Bajrami’, Qamil Ilazi – komandant Bardhi. Ai ishte një nga strategët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Komandant Bardhi është shembulli më i mirë se si i dilet zot vendit. Kujtimi për Bardhin do të mbetet përherë në zemrën e kujtesën tonë. Lavdi jetës dhe veprës së komandant Bardhit! Lavdi dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/