Limaj përkujton Konushevcin dhe Malajn
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar sot, në 22-vjetorin e rënies, Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn. Limaj e ka vlerësuar lart kontributin e Konushevcit, për të cilin ka thënë se ishte një nga strateget më të shquar të UÇK-së, po ashtu e ka çmuar shumë edhe kontributin e mjekut nga Tropoja, Hazir Malaj.
“Gjeneral Ilir Konushevci do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një idealist i cili nuk kurseu asgjë për lirinë e vendit”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Teksti përkujtimor i Limajt:
Sot në 22 vjetorin e rënies kujtojmë me pietet strategun e shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një nga celulat e para të UÇK-së, heroin e kombit, Ilir Konushevci.
Gjeneral Ilir Konushevci do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një idealist i cili nuk kurseu asgjë për lirinë e vendit.
Në këtë ditë kujtojmë edhe mjekun nga Tropoja, dëshmorin e kombit dr. Hazir Malaj.
Lavdi jetës dhe veprës së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt!
Lavdi dëshmorëve të kombit!
(B. D.: “Epoka e re”)