Limaj përuron punimet e infrastrukturës fizike të Parkut Industrial në Therandë

26 tetor 2018 | 18:04

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka vlerësuar se hapja e Zonës Ekonomike në Shirokë nuk është veç në interes të Komunës së Therandës por nga kjo do të përfitojë i gjithë rajoni i Prizrenit.

“Sot bashkë me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, deputetin Blerim Kuçi dhe zëvendësministrin Sami Hajdari, kemi përuruar fillimin e punimeve të infrastrukturës së Zonës Ekonomike në Parkun Industrial në Therandë. Qeveria e ka mbajtur premtimin dhe sot zyrtarisht po i hapim punimet të cilat do të përfundojnë njëherë e mirë dhe ky park do t’i plotësojë kushtet elementare për biznese, duke iu mundësuar qasje edhe në autostradë”, ka deklaruar Limaj.

Kurse ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, ka thënë se ky projekt i ka kushtuar Ministrisë 2.4 milionë euro. Ai është zotuar se do t’i përkrahë bizneset vendore.

“Ky është investim i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë i cili ka vlerën afro 2.4 milionë euro dhe me këtë investim do të përmbyllet përfundimisht e gjithë infrastruktura fizike e Parkut Industrial në Therandë. Sot përmes jush dua t’i siguroj të gjitha bizneset për përkushtimin tim edhe të MTI-së për t’iu ofruar të gjitha kushtet në mënyrë që ta kenë më të lehtë të bërit biznes në Kosovë”, është shprehur Shala.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, për periudhën janar…