Limaj po pret ofertë nga PDK-ja për koalicion
29 dhjetor 2020
| 13:53
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se është duke pritur ofertë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), për koalicion parazgjedhor.
Limaj këto komente i ka bërë gjatë vizitës në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
“Jemi në negociata me PDK-në për koalicion parazgjedhor. Nuk kemi ndonjë ofertë, por tash i mbetet PDK-së që të vendos”, është shprehur Limaj.
Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për rastin e deputeti Etem Arifi, vota e të cilit ishte vendimtare për formimin e Qeverisë “Hoti”.
Kështu vendi pritet që së shpejti të shkojë në zgjedhje të parakohshme.