Limaj poston foto me mbesat, nipërit dhe bashkëmoshatarët e tyre

03 tetor 2024 | 12:04

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka postuar në “Facebook” disa fotografi me mbesat, nipërit dhe bashkëmoshatarët e tyre.

Limaj ka thënë se është mrekulli e fat çdo minutë që kalojmë me të vegjlit tanë.

“Një ditë e veçantë me mbesat, nipërit dhe bashkëmoshatarët e tyre, të cilët janë bekimi më i madh, me të cilin Zoti na lumturon si gjyshër, prindër, familje dhe si shoqëri në përgjithësi. Është mrekulli e fat çdo minutë që kalojmë me të vegjlit tanë, sepse, sa më shumë pranë tyre, aq më tepër motiv për punën e jetën, aq më shumë kuptim për lirinë që gëzojmë, dhe aq më shumë nder e respekt për sakrificën e shumë brezave. Gjithë fëmijët në vendin tonë, do Zoti të rriten me shëndet e të bëhen krenaria e kombit”, ka shkruar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollisti Toni Kroos ka deklaruar se çmimet individuale në futboll…