Limaj: Prej zyrave t’partisë, Dejona vendos a me e ndalë rrymën

24 tetor 2024 | 08:20

Kreu i NISMA-s Socialedemokrate, Fatmir Limaj, i është refereruar komunikimeve të publikuara mes të pushtetshmes së Vetëvendosjes, Dejona Mihali dhe ish-Kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, duke thënë se ajo “nga zyrja e partisë vendos a me nal rrymën a jo”.

“Dejona ta udhëheqë KEK-un nga zyret e partisë, cili është funksioni i detyrës së saj? KEK është ndërmarrje e pavarur publike, ju shkoni nga zyrat e partisë e drejtoni punësimin, shitjen, blerjen, bile edhe me ta nalë rrymën këtu në studio”, tha Limaj në Kanal 10.

“Mendoj se nëse fiton Kurti fiton ai, ne jemi në opozitë. Unë mendoj se Kosovës i duhet fijorja e opozitës. Partia e parë me të dytën, mendoj ky është normaliteti në Kosovë ne duhet të kthehemi në normalitet dhe të gjithë duhet të përpiqemi që ta ruajmë demokracinë dhe ajo që është me rëndësi potenciali opozitar”, ka thënë Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish- i burgosi politik Nait Hasani ka folur për Gjykatën…