Limaj premton fuzionim të agjencive dhe bordeve të ndërmarrjeve publike
Kryetari i Nismës Socialdemokrate njëherësh kandidat për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR, Fatmir Limaj, ka thënë se urgjentisht duhet rishikuar organizimin dhe funksionimin e agjencive dhe bordeve publike.
Ai ka thënë se vizioni i tij si kryeministër i Kosovës është riorganizimi dhe bashkimi i këtyre agjencive të cilat sipas Limajt, më shumë i kanë sjellë dëme sesa dobi vendit.
Ai ka theksuar se duhet bërë një fuzionim të këtyre agjencive të cilat janë barrë për buxhetin e vendit.
“Të dashur qytetarë, Kosova përballet me një numër të madh të agjencive dhe bordeve të cilat janë ngarkesë për buxhetin e Kosovës. Si kandidat për kryeministër dhe si Nismë Socialdemokrate vlerësojmë se urgjentisht duhet rishikuar organizimin dhe funksionimin e tyre. Ne vlerësojmë se duhet bërë një fuzionim të këtyre agjencive të cilat janë barrë për buxhetin e vendit. Vizioni im si kryeministër i Kosovës është riorganizimi dhe bashkimi i këtyre agjencive të cilat më shumë i kanë sjellë dëme sesa dobi vendit. Po ashtu Kosova ka një numër të panevojshëm të bordeve në ndërmarrjet publike. Nisma në qeveri do të angazhojë një grup ekspertësh në mënyrë që të kemi rekomandime të bazuara, nëse të gjitha këto ndërmarrje vërtetë kanë nevojë për borde dhe nëse vendi ynë ka nevojë për kaq shumë agjenci”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/