Limaj pret në takim David Philipsin, diskutuan për dialogun Kosovë-Serbi
23 maj 2019
| 20:20
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmri Limaj, ka pritur sot në takim njohësin e rrethanave politike në Ballkan, amerikanin David Philips, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend dhe dialogun Kosovë-Serbi.
“Vlerësuam momentumin e krijuar për të ardhur deri te një marrëveshje për njohje reciproke mes dy vendeve dhe për hapjen e perspektivës së qartë euroatlanike për Kosovën”, ka thënë Limaj pas takimit.
Ai ka theksuar se Kosova me krijimin e Delegacionit Shtetëror dhe platformën për bisedime, e cila paraqet unitetin e institucioneve, po demonstron vullnet e gatishmëri për dialog pa kushte me Serbinë.
“Ne vlerësojmë gatishmërinë e z. Philips për t’i ndihmuar Kosovës në këtë proces”, ka deklaruar Limaj.