Limaj pret në takim Ilir Bytyqin, vëllanë e bashkëluftëtarëve të tij
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka pritur sot Ilir Bytyqin, vëllain e dëshmorëve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqit, të vrarë nga forcat serbe.
“Zbardhja e rastit të vëllezërve Bytyqi mbetet prioritet dhe në këtë drejtim e sigurova Ilirin se institucionet e Kosovës do të bëjnë gjithçka që është e mundur, në mënyre që kryerësit e këtij krimi të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar”, ka theksuar Limaj.
Postimi i Limajt në Facebook:
Kënaqësi e veçantë ta prisja në takim Ilir Bytyqin, vëllain e bashkëluftetarëve të mi, dëshmorëve Yllit, Agronit dhe Mehmet Bytyqit, të vrarë nga forcat serbe. Ylli, Agroni dhe Mehmet Bytyqi lanë SHBA-në për t’iu përgjigjur zërit të atdheut. Zbardhja e rastit të vëllezërve Bytyqi mbetet prioritet dhe në këtë drejtim e sigurova Ilirin se institucionet e Kosovës do të bëjnë gjithçka që është e mundur, në mënyre që kryerësit e këtij krimi të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar. FL