Limaj pret në takim përfaqësuesit e Fondit Kosovaro-Amerikan të Edukimit

21 shkurt 2019 | 15:23

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Fondit Kosovaro-Amerikan të Edukimit (KAEF) të kryesuar nga themeluesi i këtij programi, Dale Pfeiffer.

Në këtë takim u diskutua për rëndësinë e këtij programi, fondin e bursave në nivelin master në ShBA si dhe mundësit e rritjes së këtij fondi për 10 vjetet e ardhshëm.

Zëvendëskryeministri Limaj ka përgëzuar dhe falënderuar për punën që ka bërë ndër vite kjo organizatë duke ju ofruar mbështetjen e tij politike.

Limaj është interesuar në detaje për programet e studimeve që kjo organizatë i mbështet dhe ka kërkuar që të fokusohen edhe në drejtime të ndryshme inovative.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme ka mbajtur të enjten konferencën…