Limaj pret në takim shefin e FMN-së, Ruud Vermeulen

21 qershor 2018 | 13:16

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka pritur sot në takim shefin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Ruud Vermeulen.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Limaj përmes llogarisë së tij në ‘Facebook’.

Në këtë takim, sipas Limajt, është diskutuar për pagën minimale, çështjen e veteranëve të luftës, reformimin e sistemit pensional dhe njohjen e statusit për mësimdhënësit e viteve ’90-ta.

“Ndihma dhe këshillat profesionale të kësaj zyre janë shumë të rëndësishme për Qeverinë e Kosovës në hartimin e politikave sa më të mira fiskale për këto dhe shumë çështje të tjera”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Postimi i plotë i Limajt:

Sot pata kënaqësinë ta prisja në takim shefin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, z. Ruud Vermeulen

Paga minimale, çështja e veteranëve të luftës, reformimi i sistemit pensional dhe njohja e statusit për mësimdhënësit e viteve të ’90-ta, ishin disa nga temat që i trajtuam me z. Vermeulen. Ndihma dhe këshillat profesionale të kësaj zyre janë shumë të rëndësishme për Qeverinë e Kosovës në hartimin e politikave sa më të mira fiskale për këto dhe shumë çështje të tjera.
FL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…