Limaj pret nga Franca që të jetë në favor të heqjes se vizave për Kosovën

22 janar 2020 | 15:50

Zëvendëskryeministri në detyrë, Fatmir Limaj, ka takuar ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, me të cilën ka biseduar për aktualitetin politikë në vend, zhvillimet paszgjedhore, për dialogun me Serbinë dhe liberalizimin e vizave.

Me këtë rast, Limaj ka thënë se pret Franca të jetë pro dhe të luajë rol aktiv që Kosova sa më shpejtë ta marr liberalizimin e vizave.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, Kosova në këtë dialog hyn me objektiva të qarta; arritjen e një marrëveshjeje detyruese për njohje reciproke mes dy vendeve. Me ambasadoren biseduam edhe për formimin e institucioneve të reja dhe besojë që shumë shpejt Kosova do t’i ketë institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit”, ka thënë Limaj.

Më tutje, Limaj ka falënderuar ambasadoren për gjithë mbështetjen e vazhdueshme që shteti francez ka dhënë për Kosovën dhe të njëjtën kohë ka shprehur gatishmërinë për të thelluar marrëdhëniet tona si dy vende mike.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Holandezi Gerrit Jan van Dorsten, 67-vjeç, që dyshohet se ka…