Limaj pret që LDK-ja dhe LV-ja të bëhen pjesë e dialogut
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i mandatuar nga Kuvendi i Kosovës për të udhëhequr delegacionin shtetëror për bisedime me Serbinë ka thënë se votimi i së shtunës është lajm i mirë për qytetarët e Kuvendit të Kosovës.
Limaj ka thënë se janë bërë shumë negociata për të ardhur të ai moment.
Personalisht, kryetari i Nismës thotë është angazhuar që nga dita e para të ketë një delegacion të mandatuar nga Kuvendi me një gjithë përfshirje dhe pas një angazhimit disa mujor kanë arritur të ky moment.
Limaj shpreson që edhe LDK e LV do t’i bashkohen këtij delegacioni.
Sa i përket PSD-së, Limaj ka thënë se kjo parti nuk është bashkuar në qeverisje, por ka marrë përgjegjësi në dialog, e cila është e gatshme për të dhënë kontributin e saj në tema nacionale.
Limaj ka thënë se është i gatshëm t’i shkoj mbrapa dikujt nga LDK vetëm e vetëm që kjo parti, të bëhet pjesë e dialogut.
“Unë besoj se kjo është e mira e vendit. Ne nuk mund të bëjmë gara të brendshme për të garuar me Serbinë. Ne duhet bëjmë bashkë fuqitë për t’u bërë bashkë për të garuar me Serbinë. Nëse LDK është e gatshme dhe dëshiron unë jam i gatshëm të lëshoj pozicionin tim. E unë besoj se duhet me qenë në krye të dialogut sepse po flasim për një forcë politike, e cila përfaqëson një besim të madh të qytetarët të Kosovës. Krejt angazhimi im ka qenë si të ndërtojmë konsensus”, ka thënë Limaj në emisionin “Zona B” në “Klan Kosova”.
Limaj ka thënë se respekton dhe mirëkupton qëndrimin e partisë së Isa Mustafës.
Ka thënë se presidenti i vendit po bën vizita në Bruksel dhe se Kosovës po i kërkohet me pas një adresë.
“Ne po e kontestojmë adresën e presidentit dhe në këtë situatë po punojmë në dy drejtime. Ne po i nxjerrim në kunfizion miqtë e bëmë delegacionin shtetëror dhe të shkojmë drejt dialogut. Prandaj është mesë i nevojshëm ndërtimi i delegacionit shtetëror”, ka theksuar Limaj.