Limaj prezanton dy aderime të reja
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar dy aderime në partinë e tij.
Bëhet fjalë për Ismet Hajdinin dhe Gëzim Ibrahimin.
“Sot kam kënaqësinë që para juve dhe opinionit publik, para anëtarësisë së gjerë të Nismës Socialdemokrate të bëjë prezantimin e ardhjes së re. Një ekip të njerëzve të angazhuar me përvojë intelektualë, familjarë, aktivistë e veprimtarë që një pjesë e tyre një jetë ia kanë kushtuar jetës publike dhe angazhimit publik. Sot prezantojmë para jush doktorin, stomatologun, ne jemi me një përvojë të jashtëzakonshme edhe legjislative edhe ekzekutive me Ismet Hajdinin i cili nga sot po i bashkohet Nismës”, ka thënë Limaj.
I aderuari, Gëzim Ibrahimi ka përmendur dy arsye kryesore që ndikuan për t’iu bashkuar Nismës Socialdemokrate.
Sipas tij, gjendja momentale në politikë të brendshme dhe të jashtme, shëndetësi, arsim e ekonomi kanë nevojë për qeverisjen e Nismës.
Ibrahimi ka thënë se kryetari Limaj ka ide, vullnet dhe përvojë të mjaftueshme për ta nxjerrë vendin nga kjo situatë.
Arsye tjetër, Ibrahimi ka thënë se gjatë qeverisjeve të më hershme ku ka qenë Nisma Socialdemokrate, Anamorava ka pasur një përkrahje të jashtëzakonshme. /EO