Limaj prezanton dy kandidatët e rinj për deputetë nga NISMA: Kuvendi, do ta ketë zërin që i mungon

15 tetor 2024 | 21:33

Fatmir Limaj thotë se Malisheva ka adresën e saj për zgjedhjet e ardhshme. Ai njoftoi se Vesel Krasniqi dhe Arbreshë Krasniqi do të jenë dy deputetët e ardhshëm nga Nisma Socialdemokrate, raporton GazetaBlic.

Në një takim me strukturat drejtuese të degës së Malishevës, Limaj tha se me unanimitet u pajtuan për propozuarit e degës që do të përfaqësojnë Nismën në mandatin e ardhshëm.

Ai shprehu falenderim dhe mirënjohje për secilin aktivist dhe simpatizant të Nisma Socialdemokrate në Malishevë për përkushtimin e vazhdueshëm, duke theksuar nevojën që Parlamenti i Kosovës të ketë zërin që i mungon.

E plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, po…