Limaj prezanton tre kandidatët e Nismës nga Ferizaj për deputet
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar kandidatët nga dega e Ferizajt për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, të cilët, sipas tij, do të sjellin kontribut të çmuar në Ferizaj dhe Kosovë.
“Besnik Berisha, ish-zëvendësministër dhe aktualisht kryetar i degës në Ferizaj, përvojat e tij në nivele të larta të administratës shtetërore e bëjnë atë një përson të besueshëm dhe të vendosur për të sjellë ndryshime pozitive. Agnese Hajredinin, drejtoreshë e administratës në Komunën e Ferizajt, një profesioniste e përkushtuar dhe me një eksperiencë në menaxhimin e proceseve administrative, e cila gjithmonë ka punuar për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve. Dhe, për të mbyllur këtë ekip të shkëlqyer, kemi Burim Ugzmajlin, një figurë respektuese në fushën e arsimit, ai është një profesionist me një vizion të qartë për zhvillimin e mëtjshme të sektorit arsimor”, ka shkruar Limaj në “Facebook”.
Ai ka thënë se ky është një ekip i përkushtuar dhe i gatshëm për të punuar për të mirën e qytetarëve tanë dhe për të kontribuar në progresin e përbashkët të Ferizajt. “Me këtë ekip të fuqishëm, besojmë se do të arrijmë rezultate të jashtëzakonshme!”, ka shkruar Limaj.