Limaj pritet në fshatin Sankoc të Drenasit, sikurse para disa viteve me uniformën e UÇK-së

05 janar 2025 | 20:08

“Në fshatin Sankoc të Drenasit, u mirëpritëm sonte sikur para disa viteve nën uniformën e shenjtë të UÇK-së! Ky vend, që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm para, gjatë dhe pas luftës, edhe sot është rreshtuar fuqishëm rreth Kosovës fituese, veçVEPRA”, ka shkruar Limaj në “Facebook”.

Ai ka theksuar se pavarësia energjetike, rivitalizimi i ndërmarrjeve publike, antarësimi në NATO, shëndetësia, arsimi, bujqësia dhe qendrat rekreative për të rinjtë janë zotimet e tyre dhe janë mundësi për të vazhduar rrugën, duke ruajtur vlerat dhe parimet që na kanë udhëhequr deri më sot.

“Këto janë vetëm hapat e parë për të siguruar se do të vazhdojmë me vepra të mëdha”, ka shkruar Limaj, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit mban numrin 2 në listën e koalicionit AAK-Nisma.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i degës së PDK-së, në Zvicër, Ragip Xhaka ka…