Limaj: Protestat e 1 tetorit dhe protestat tjera i kanë paraprirë luftës së lavdishme të UÇK-së
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar 22-vjetorin e protestave të 1 Tetorit të vitit 1997.
Limaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se protestat e 1 tetorit dhe protestat tjera i kanë paraprirë luftës së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe janë bërë burim frymëzimi për shumë gjenerata.
“Sot kujtojmë protestat e 1 Tetorit të vitit 1997 ku mijëra studentë të Universitetit të Prishtinës dhe profesorë universitarë protestuan rrugëve të Prishtinës duke përçuar mesazhin se shqiptarët nuk do të duronin më shkeljen e lirive dhe të drejtave themelore që u bëheshin nga regjimi serb. Protestat e 1 Tetorit dhe protestat tjera i kanë paraprirë luftës së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe janë bërë burim frymëzimi për shumë gjenerata. Protestat e 1 Tetorit janë dëshmi se çfarë sakrifice është bërë për liri dhe se çlirimi i Kosovës është arritur me mundin dhe përpjekjet e shumë brezave”, ka shkruar kandidati për kryeministër i koalicionit Nisma-AKR-PD.
https://www.facebook.com/FatmirLimajKM/photos/a.128264748542267/133908317977910/?type=3&eid=ARCt-5XcaUMCkLofuZkPq3lxZ4bn1-KwiIgj5tw9W7dHcaz8ChAKU1TCTOEa5RjJsNcAcWJzDkUd48Qp&__xts__%5B0%5D=68.ARBysHAzYLMun4FrkO2YFLQ9vQqUcGU0WnmFumq_5svcfySid3bo4i_eWnEZHqmdqY3kZg_k4aSxEl2uTnSgraw2xkVLsXYdTN-49L451Emg38dJFcyr4z8DfTfudKfiCGfzYgE8EPDA4QBXU2bkrAv2OnxnSkuJjNnp4Tu5gYOk5IwP89mSCiLyPHTVY_tL-ZXUME4UPlW-ORTSVZh3o6RibzQ_AFr_CNVy-TEZn1w_6BoPoAazbdOUcq6t-DYGaLgAY01lcj88araxlMhh0MY4t6YWZq7LMuJteCzJ7Pto4VkQc7Spw7rJQ2UifJRmBuM8ZNZmlAnzgpml6wtYtsSSGtku3yVdXNmr_zKiXKQ5d7FhSPv1zw&__tn__=EHH-R
/Epoka e re/