Limaj qëndron në vendlindjen, rikonfirmohet mbështetja për NISMËN

30 janar 2021 | 19:42

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim me bashkëfshatarët e tij në Banjë të Malishevës.

Në këtë tubim ishin mbledhur qindra persona për t’i dhënë mbështetje Fatmir Limajt për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Faleminderit Banja ime për përkrahjen që na keni dhënë ndër vite dhe besimin e treguar në mbështetje të jetësimit të shumë projekteve kombëtare”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë:

“Kauza jonë për Çlirimtarët po frymon anekënd Kosovës Faleminderit Banja ime për përkrahjen që na keni dhënë ndër vite dhe besimin e treguar në mbështetje të jetësimit të shumë projekteve kombëtare. Kauza jonë për çlirimtarët sot është kthyer në një frymë atdhetare e cila tashmë është prezente në çdo familje anekënd vendit. Me Çlirimtarët e me mbështetjen e jashtëzakonshme që sonte mora nga vendlindja ime, kauzën tonë për vlerat kombëtare do ta jetësojmë fuqishëm dhe zëri mbrojtës i vlerës së UÇK-së do të jetë prezent në Parlament.” FL

#MeÇlirimtarët

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim…