Limaj: Qeveria ka pranuar që në veri të ushtroj sovranitetin edhe Serbia
Limaj thotë se Qeveria ka pranuar që në veri të ushtroj sovranitetin edhe Serbia, shpreh kundërshti për refuzimin që Kurti i ka bërë projektit të gazsjellësit amerikan
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar pas marrëveshjes për targat.
Limaj ka thënë se partia të cilën ai e drejton prej fillimit i ka dhënë mbështetje institucioneve të Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targat.
Kreu i Nismës thotë se shqetësuse është mostrasparenca në këtë proces, pasi ende nuk është bërë publike marrëveshja e plotë.
“Nisma Socialdemokrate është e indinjuar me barazimin që i është bërë Njësisë Speciale të Kosovës me kriminelët serbë, të cilët kanë vendosur bllokada duke bllokuar pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Faktikisht përmes kësaj marrëveshje qeveria Kurti ka pranuar që në veriun e Kosovës të ushtroj sovranitetin edhe qeveria e Serbisë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Poashtu, ai ka shprehur kundërshtinë e tij të plotë për refuzimin që Qeveria e Kosovës i ka bërë projektit të gazsjellësit amerikan.
Postimi i plotë:
NISMA Socialdemokrate që nga fillimi i ka dhënë mbështetje institucioneve të Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targat. Por, shprehim shqetësimin tonë për mostrasparencë në këtë proces, pasi ende nuk është bërë publike marrëveshja e plotë.
Nisma Socialdemokrate është e indinjuar me barazimin që i është bërë Njësisë Speciale të Kosovës me kriminelët serbë, të cilët kanë vendosur bllokada duke bllokuar pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Faktikisht përmes kësaj marrëveshje qeveria Kurti ka pranuar që në veriun e Kosovës të ushtroj sovranitetin edhe qeveria e Serbisë!
Ia rikujtoj qeverisë së Kosovës se prej vitit 2008 Kosova e ka shtri kontrollin dhe përgjegjësinë në gjithë territorin e saj dhe çfarëdo heqje të kompetencave organeve të sigurisë dhe kthimin e KFOR-it për të luajtur rolin e mekanizmit të sigurisë së brendshme është i gabuar dhe suspendim i kompetencave të organeve shtetërore të sigurisë!
Poashtu, shpreh kundërshtimin tim të plotë për refuzimin që Qeveria e Kosovës i ka bërë projektit të gazsjellësit amerikan.
Opozita parlamentare duhet të thërras menjëherë seancë të jashtëzakonshme dhe të kërkojë përgjegjësi nga qeveria për dështimin e këtij projekti strategjik për vendin. FL