Limaj, qeverisë: Të ndryshohet orari për lëvizjen e qytetarëve

27 mars 2020 | 19:30

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka bërë apel Qeverisë së Kosovës në detyrë që për sa kohë që Gjykata Kushtetuese nuk ka dhënë qëndrim për vendimin e diskutueshëm të Qeverisë për kufzimin e lëvizjeve, ta ndryshojë orarin e lëvizjes për qytetarët.

“Jemi dëshmitarë që njerëzit nuk po mund ta mbajnë distancën sociale, dhe ka grumbullime të njerëzve për t’i kryer nevojat e tyre dhe kështu po rrezikojmë infektimin e më shumë njerëzve. #rriNshpi”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shruan: Bekim Selishta Në mbarë vendet e zhvilluara trajtimi i…