Limaj: Qytetarët e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjarët e viktimave të Srebrenicës
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar masakrën e Srebrenicës duke thënë se qytetarët e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjarët e viktimave.
Ai ka thënë se Srebrenica ka përjetuar masakrën më të madhe të pas Luftës së Dytë Botërore të urdhëruar nga regjimi kriminal i Millosheviqit.
“24 vjet më parë Srebrenica përjetoi masakrën më të madhe të pas Luftës së Dytë Botërore të urdhëruar nga regjimi kriminal i Millosheviqit. Në këtë përvjetor kujtojmë me dhimbje të madhe rreth 8 mijë njerëz të pafajshëm, burra e gra, pleq dhe të rinj të cilët përjetuan një gjenocid të paparë. Qytetarët e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjarët e viktimave të Srebrenicës duke qenë edhe vetë viktima të atij regjimi”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/