Limaj: Qytetarët t’u përmbahen udhëzimeve të dhëna nga institucionet shëndetësore

13 mars 2020 | 18:27

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se me keqardhje ka kuptuar që sot në Kosovë rezultuan dy të infektuar me virusin COVID19.

“I bëj thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i përmbahen në maksimum udhëzimeve të dhëna nga institucionet shëndetësore. Është shumë me rëndësi, që në këto momente qytetarët të mos bëjnë panik, por të kenë kujdes të shtuar për vetën dhe të tjerët. Personave të prekur nga ky virus, iu uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet…