Limaj reagon për ndaljen e Jovanoviqit, kërkon nga BE-ja të mos tolerojë sjellje të tilla
25 prill 2019
| 15:41
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se ndalimi i anëtarit të Partisë Liberale Serbe dhe zyrtarit të Qeverisë së Kosovës, Srdjan Jovanoviqit, nga ana e institucioneve të sigurisë së Serbisë është dëshmi në vazhdimësi se regjimi i Serbisë nuk është i interesuar për integrimin e serbëve në Kosovë.
Ai ka thënë se përmes këtij presioni dhe shantazhi ata po i frikësojnë qytetarët serbë për të marrë përgjegjësi në institucionet e Kosovës.
“Ne presim nga Bashkimi Evropian që të mos tolerojë sjellje të tilla, posaçërisht të një vendi i cili e ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/