Limaj reagon për policin e vrarë: Organet kompetente ta zbardhin këtë rast
28 janar 2020
| 23:45
“I trishtë lajmi për humbjen e jetës së një polici dhe plagosja e dy policevë tjerë në krye të detyrës nga shpërthimi i një mjeti eksploziv në Zhur të Prizrenit gjatë një aksioni policorë”, ka thënë kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në reagimin e tij për media.
Ai ka thënë se askush nuk mund dhe nuk guxon të pengojë Policinë e Kosovës të kryejë detyrën e saj.
“Bëj thirrje që organet kompetente ta zbardhin këtë rast sa më shpejtë dhe të vënë para drejtësisë kryesit e këtij akti. I shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes se policit që ka ndërruar jetë, Policisë së Kosovës, ndërsa të lënduarve iu uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Limaj në rrjetet sociale.