Limaj reagon për vrasjen e policit në Istog
27 dhjetor 2018
| 18:07
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vrasjes së policit Izet Demaj në Istog, gjatë plaçkitjes së një banke.
Limaj ka thënë se ky lajm e ka prekur atë dhe gjithë qytetarët e Kosovës.
Me këtë rast, Limaj i ka shprehur ngushëllime familjes së Demajt, miqve dhe Policisë së Kosovës.
Në këto momente të vështira, Limaj ka thënë se bashkëndjejnë me familjen dhe miqtë e policit të vrarë.
Ai ka theksuar se rastet e tilla të mos përsëriten asnjëherë më në Kosovë.
/Epoka e re/