Limaj: Rënia heroike e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit mobilizoi UÇK-në

31 janar 2019 | 12:56

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar 22-vjetorin e rënies të heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Limaj ka thënë se sot përkujtohet me krenari figura emblematike e UÇK-së, dhe një nga themeluesit e saj, Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

“Zahir Pajaziti ishte një nga komandantet më të shquar të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës. Atë dhe bashkëluftëtaret e tij, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën do t’i kujtojmë përherë për luftën e tyre të paepur për çlirimin e vendit. Rënia e tyre heroike mobilizoi UÇK-në për të vazhduar luftën deri në arritjen e lirisë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Shënimi i plotë i postuar në llogarinë e Nismës në ‘Facebook’.

Sot, në 22-vjetorin e rënies, përkujtojmë me krenari figurën emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njërin nga themeluesit e saj, Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën. Zahir Pajaziti ishte një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Atë dhe bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, do t’i kujtojmë përherë për luftën e tyre të paepur për çlirimin e vendit. Rënia e tyre heroike mobilizoi UÇK-në për ta vazhduar luftën deri në arritjen e lirisë.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët e Kombit!
Lavdi jetës dhe veprës të komandantit, Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha!
Lavdi!

Fotografia e NISMA Socialdemokrate

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Denver Nuggets siguruan fitoren e katërt radhazi, duke u konfirmuar…