Limaj: Rexhep Mala e Nuhi Berisha do të mbesin përherë në kujtesën tonë
11 janar 2020
| 14:48
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar dy veprimtarë të hershëm të çështjes kombëtare, Rexhep Mala e Nuhi Berisha të cilët ranë heroikisht 36 vite me parë gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Prishtinë.
Limaj ka thënë se Rexhep Mala e Nuhi Berisha do të mbesin përherë në kujtesën tonë për heroizmin dhe trimërinë e tyre.
“Në 36 vjetorin e rënies heroike kujtojmë dy veprimtarë të hershëm të çështjes kombëtare, Rexhep Mala e Nuhi Berisha të cilët ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Prishtinë. Rexhep Mala e Nuhi Berisha do të mbesin përherë në kujtesën tonë për heroizmin dhe trimërinë e tyre. Lavdi jetës dhe veprës se tyre!”, ka shkruar Limaj.