Limaj: Rezoluta 1244 po riaktualizohet në veri
Rezoluta 1244, sipas kryetarit të Nismës Socialdemokrate, është duke u riaktualizuar në veri të Kosovës, e sipas tij fajtor është kryeministri Albin Kurti, për shkak të politikave të tij të gabuara.
Limaj në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, tha se kjo rikthimi i kësaj rezolute është platformë ruso – serbe.
“Deklarata e Daciqit dhe Lavrovit, thonë se objektivi është të kthehet rezoluta 1244, në Kosovë. Kjo është platforma ruso-serbe, rikthimi i rezolutës, që përpjekja jonë dhe i partnerëve që me heqë njëherë e mirë, kjo po na riaktualizohet në veri. Pamjet e KFOR-it, flasin. Me çfarë autorizimi hyn KFOR-i në Mitrovicë, vetëm me rezolutë 1244”, ka thënë ai.
Tutje, Limaj e përmendi edhe ditën e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, ku sipas tij emisari i UNMIK-ut ka pasur të drejtë ta shpallë pavarësinë të pavlefshme, por që sipas tij këtë gjë nuk e kanë lejuar miqtë ndërkombëtarë të Kosovës.