Limaj rrëfen përpjekjet e tij për demarkacionin, thotë se ka sinjale pozitive nga Mali i Zi për planin e tij
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka rrëfyer përpjekjet e tij për thënë gjetjen e një zgjidhje për demarkacionin.
Limaj ka thënë se ka sinjale pozitive për të punuar në variantin e propozuar nga ai.
Ai ka bërë me dije se qysh nga tetori po merret me çështjen e demarkacioni.
Numri dy i qeverisë Haradinaj ka folur edhe për vizitën e tij të shumëpërfolur në Mal të Zi.
“Vizita ime ka qenë e koordinuar dhe paraprakisht jemi konsultuar. Vizita ime ka qenë shtetërore. Ajo që unë mund të them është se Kosova e ka të nevojshme dhe vullnetin t’i ruajë marrëdhëniet e mira me Malin e Zi. Rrëzimi i këtij varianti ose kalimi i këtij varianti lejnë pasoja. Anulimi na fut në një situatë të panjohur dhe të komplikuar. Edhe nëse kalon kështu nuk është mirë për këtë vend, sepse deputetët kanë dilema. Është një mes i artë që na mundëson me gjete një rrugë duke gjetur interesat e përbashkëta të dy vendeve. Ideja është nëse ka gabime të korrigjohen. Grupet e eksperteve tanë le të dalin në terren dhe të shihet se aty ku dyshohet se ka pasur gabime të mundësohet të korrigjohet dhe dy qeveritë të pajtohen me këtë”, ka thënë Limaj në “RTV Dukagjini”.