Limaj: S’do të jemi në Kuvend, por do ta mbikëqyrim punën e Qeverisë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Në një konferencë për medie, ai ka thënë se në këtë legjislaturë kjo parti nuk do të jetë pjesë parlamentit, por do të vazhdojë ta mbikëqyr punën e qeverisë së re.
“Nisma si parti do të vazhdojë të mbikëqyrë punën e atyre që populli ua ka dhënë besimin, duke uruar partinë fituese të zgjedhjeve. Tani është koha për punë dhe qeverisje stabile për vendin tonë”, ka deklaruar Limaj.
Ai ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrje të lartë në zgjedhje.
“Unë dhe në emër të kryesisë falënderoj qytetarët. Ka qenë fushatë e jashtëzakonshme dhe kemi arritur objektivë të madhe. Besoj që të gjithë ata që tentuan të zbehin ato vlera gjatë fushatës elektorale filluan të kthehen. Ne nuk do të ndalemi. Unë sot ndihem krenar që shumë djem e vajza të lirisë së Kosovës ndihen çlirimtar. Do të vazhdojmë së bashku që zërin e fuqinë ta promovojmë së bashku”, ka deklaruar Limaj.