Limaj: S’do të lejohet asnjëherë Republikë serbe në Kosovë
24 gusht 2018
| 20:20
Zëvendëskryeministri i vendit, Fatmir Limaj e ka kritikuar qasjen e kryeprokurorit të shtetit, Aleksander Lumezi në menaxhimin e situatës së krijuar pas dorëheqjes së ish-prokurorit Elez Blakaj.
Limaj, në një intervistë për “RTK”-në, ka folur edhe për finalizimin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe për deklaratat e presidentit Thaçi për korrigjim kufijsh me Serbinë.
Ai ka thënë se nuk do të lejohet asnjëherë një Republika Serbe në Kosovë.
“Jam shokuar nga deklaratat e kryeprokurorit me qasjen se si i është drejtuar opinionit. Unë jam i shqetësuar për sistemin e drejtësisë qe një kohë të gjatë por dikush s’ka dëgjuar. Ne drejtësinë e kemi kuptuar derisa nuk të godet personalisht ndihesh mirë”, ka thënë Limaj.