![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/09/EC9D2E91-3ABC-4264-91D8-DF5BE22530C3.jpeg)
Limaj, selfie me kandidatët për deputetë të Nismës
14 shtator 2019
| 14:53
Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj ka postuar një foto në rrjetin social “Facebook” me kandidatët nga Nisma për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Limaj i ka quajtur kandidatët e partisë së tij, më të mirët e mundshëm për ta përfaqësuar qytetarin e Kosovës.
Postimi i plotë i Limajt:
Me kandidatët më të mirë për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
NISMA ia ka ofruar listën më të mirë për deputetë qytetarëve të vendit, cilët meritojnë besimin e qytetarëve të Kosovës.
Kandidatëve tanë për deputetë iu urova suksese të përbashkëta në zgjedhjet e 6 tetorit.
Bashkë për Shtetin!