Limaj: Serbia ka përpiluar lista për likuidime në Kosovë, ka emra nga mediat e politika

18 tetor 2023 | 21:56

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se grupi terrorist serb që sulmoi policinë në Banjskë, i ka pasur disa skenarë të tjerë, të cilat sipas tij kanë dështuar.

Ai tha se ka informata se ekzistonte një listë me emra të personaliteteve të ndryshme të Kosovës, të cilët do të vriteshin.

Sipas tij në atë listë kishte emra nga mediat, politika e edhe ish-pjesëtarë të UÇK-së.

“Ka pasur skenarë me hi me ba turbullira brenda Kosovës jo vetëm në veri me automjete të KFOR-it. Me ba vrasje politike, ka pasur këso zëra. Njerëz nga mediat, politike, me veturat me tabela të KFOR-it, ka këso informacione, sa janë të sakta duhet me u vërtetu… Ka pasur paralajmërime në gusht për lista të likuidimeve, për me kriju destabilizim. Në gusht ka pasur lista për eliminime politike të njerëzve të UÇK-së, nga Serbia”, tha ai.

Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit ka ndodhur më 24 shtator të këtij viti. Në krye të këtij grupi i cili e vrau policin Afrim Bunjaku, qëndronte krimineli, Millan Radojçiq, i cili edhe pse e ka pranuar se ka qenë pjesë e sulmit terrorist, po qëndron i lirë në Serbi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pentagoni po përgatit gjithashtu një personel shtesë prej 2000 forca…