Limaj: Shkëlzeni me shokët e tij u bënë mburoje me trupat e tyre në mbrojtje të qytetarëve
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka përkujtuar sot me pietet të lartë luftëtarin e orëve të para për lirinë e Kosovës, heroin e kombit, Shkëlzen Haradinaj.
Limaj ka thënë se dy dekada me parë, Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj ranë heroikisht në betejën e Maznikut, në një betejë të paparë deri atëherë.
“Shkëlzeni, Fatmiri, Hasimi dhe Luani u bënë mburoje me trupat e tyre në mbrojtje të civileve të strehuar në atë zonë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në “Facebook”.
Postimi i plotë i Limajt:
Sot kujtojmë me pietet të lartë luftëtarin e orëve të para për lirinë e Kosovës, heroin e kombit, Shkëlzen Haradinaj.
Dy dekada më parë Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj ranë heroikisht në betejën e Maznikut, në një betejë të paparë deri atëherë.
Shkëlzeni, Fatmiri, Hasimi dhe Luani u bënë mburojë me trupat e tyre në mbrojtje të civilëve të strehuar në atë zonë.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët e kombit!
/Epoka e re/