Limaj shkon në kullën e Demë Ali Pozharit në Deçan
09 shkurt 2021
| 17:23
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vizituar sot kullën e Demë Ali Pozharit në Pozhar të Deçanit, ku është pritur nga kandidati i Nismës për deputet nga diaspora, Fitim Berisha.
“Kjo kullë ka vlera të mëdha kombëtare dhe për arsye të historisë së saj krenare, për katër herë ka qenë cak i djegies e shkatërrimit nga pushtuesit tanë, për t’u ngritur përsëri nga hiri i saj. Sot, në jemi të lumtur që në listën tonë të Çlirimtarëve të 121-it, jemi bashkë me Fitimin, stërnipin e Demë Ali Pozharit nga Deçani, që pas 14 shkurtit do të jetë zë mbrojtës i vlerës së diasporës në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.