Limaj shkon për ngushëllime në familjen e Gani Imerit
22 prill 2024
| 14:45
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj së bashku me bashkëpunëtorë kanë shkuar për ngushëllime në familjen Imeri me rastin e ndarjes nga jeta të ish-komandantit të UÇK-së, Gani Imeri.
Limaj ka thënë se Gani Imeri do të mbetet në kujtesën ton si humanist dhe njëri i jashtëzakonshëm.
“Sot me bashkëpunëtorë për të ndarë dhimbjen për vdekjen e bashkëluftëtarit, Gani Imeri! Ganiu do të mbetet në kujtesën tonë si një humanist e një person i jashtëzakonshëm me vlera të mëdha njerëzore. Edhe një herë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë bashkëluftëtarëve të të ndjerit!”, citohet të këtë thënë Limaj.