
Limaj shkruan në Librin e Zisë për dy oficerët shqiptarë
13 maj 2019
| 14:19
Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, sot vizitoi Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë për të bërë homazhe me rastin e rënies në krye të detyrës të major Klodian Tanushit dhe ushtarakes nëntetare Zarife Hasanaj, gjatë misionit të NATO-s në Letoni.
“Në nderim të dy oficerëve që humben jetën duke shërbyer në kuadër të Aleancës më të fuqishme ushtarake NATO sot u shënova në Librin e Zisë në Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë. Shpreha ngushëllimet e mia më të sinqerta për ambasadorin, familjet e oficerëve dhe shtetin shqiptar”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.